
Enrieta Doda është në amvise që pasionin për gatimin e nisi që e vogël në qytetin e saj të lindjes, në Lezhë.
Me fokus në recetat e vjetra tradicionale, ajo për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, tha se recetat i mbante shënim nga ato që shihte në televizor, teksa hapi faqen e saj të gatimit ne rrjete sociale.
Lidhja ime me recetat tradicionale të Lezhës, është e veçantë, për faktin se jam rritur që e vogël me ket dashuri. Më thonë që i AKM ngjarë gjyshes nga babi, se ka qenë një mavisë shumë e mirë.
Kur isha e vogël, mbaja shënim çdo recetë që dilte në tv dhe i shkruaja në fletore, i ndiqja me shumë kënaqësi emisionet e gatimit, dhe me shumë përkushtim i gatuaja. Diku dështoja, diku i realizoja mirë. Por tani që kam hap faqen time ne rrjete sociale këtu në Itali, mundohem tua trego edhe ndjekësve të mi. Faqen e kam hapur para tre vitesh dhe mendoj se kam arrit mirë me ndjekësit e mi.
Pas shtatë vitesh në Itali, kam ardhur në Shqipëri, për mungesë dokumentacioni.



