
Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, tërheqjen e qeverisë shqiptare nga nisma për pasaportat e arta, e sheh si një oportunitet që Kryeministri ofron pas reagimit të disa autoriteteve jo vetëm në Shqipëri por edhe në Bruksel.
Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, ai tha se dëgjueshmëria e Kryeministrit është veprim i duhur, i matur dhe me impakte pozitive mes Shqipërisë dhe Brukselit, duke kujtuar se një kërkesë të tillë e kishin artikuluar edhe SHBA-të.
I pyetur nëse Kryeministri Edi Rama do të reflektojë dhe për amnistinë fiskale dhe legalizimin e kanabisit, ai tha se ekziston premisa të ketë dëgjueshmëri dhe se fakti që ditët e fundit e ka publikuar si temë, bën sipas tij të besosh që mund të kesh një hap mbas apo një afat kohor të shtyrë.
Çipa nuk e përjashtoi tërheqjen për këtë çështje rreth të cilës nënvizoi se ka pasur reagime institucionale, për shkak të përfitimit të strukturave kriminale.
Lidhur me kryebashkiakun socialist të Bulqizës të arrestuar, zv.kryeministrin Arben Ahmetaj nën hetim nga SPAK dhe për ministren Olta Xhaçka reëdojnë akuza për privatizimin e pronave të ushtrisë, se sa do të ndikojnë këto çështje në zgjedhje Çipa tha se mënyra se si zhvillohet fushata e zgjedhjeve vendore të lë të besosh se efektet politike, duket se janë shumë pak të pranishme në reflektimin e elektoriatit.
Të gjitha palët politike, se tashmë është fragmentuar qartazi opozitarizmi në vend, nuk fokusohen në atë që ka në plan të parë konkurrencën e kandidatëve që ofrojnë diferencën me njeri tjetrin.
Ne e kemi të vështirë sot të flasim sot për karakteristikat e kandidatëve të zgjedhur nga palët apo koalicionit.
Kjo vjen prej duelit verbal politik, duke e spostuar vëmendjen e opinionit publik, nga e drejta për të zgjedhur dhe selektuar, kjo është një nga kostot më të mëdha për të cilat politika nuk ka mbajtur përgjegjësi, edhe kësaj radhe në këto zgjedhje nuk tregon lëndimin më të vogël.
Është thjesht një divorc i panegociueshëm në marrëdhëniet personale të Kryeministrit me ish zv.kryeministrin.
Por kjo të çon edhe në kontekste të tjera të leximit, sikur është fakti që ka një psikologji në leximin e politikanëve se ata mund ta intimidojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthortë sistemin e drejtësisë në vend.
Edhe pse realiteti ka ndryshuar, por ende në imazhin publik nuk është arritur ai moment të ndahen pushtetet në demokraci, të pushtetit mbi pushtetin apo të një shtylle të demokracisë mbi shtyllat e tjera.
Çdo pohim i tillë bie në reminishencat e njohur të autoritetit të politikës mbi pushtetet e tjera. Shtatëlartësia e drejtësisë ka ardhur koha të mos bjerë nën ndikimin e pushteteve të tjera.
Lidhur me regjistrimin nga KAS të Partisë Demokratike të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa Berisha do regjistrohet në koalicion me Ilir Metën dhe si do të ndikojë diçka e tillë në të ardhmen e PD, ai tha se problematizohet dhe më tej deri në masën më të pashpresë zgjidhja e konfliktit të brendshëm në PD.
Sipas tij, ajo që ka ndodhur me regjistrimin e pjesës së zotit Berisha në koalicionin e 14 majit, duket se e ka nxjerrë de fakto nga përfaqësimi parazgjedhor me logon e PD.
Vendimi i KAS ka shumështuar disa interpretime, këtu e kam fjalën jo vetëm për procesin e ankimimit që do të vazhdojë në Apelin zgjedhor, por edhe në proceset e pritshme të gjykatës.
Kjo situatë është absurd që nuk do të ndodhte në një vend me demokraci të maturuar. Pas 14 majit, problemet e kësaj krize që do jenë ende evidente, do të jenë ende të dukshme se si do të administrohet kjo parti dhe si do të jetë fati i mëtejshëm i institucioneve të saj, grupi parlamentar etj.
Kjo e çon në një kapitull të ri krizën e brendshme, që nuk e quaj dot një kapitull shterues. E shoh të mundshëm rikthimin e zotit Basha në një aksion politik apo lëvizje politike, por e shoh të vështirë rikthimin në krye të PD.
Për shkak të kësaj histori zvarritje atipike, që çoi në zhbërjen e PD në nivelet e larta të përfaqësimit politik dhe shkaktoi një kosto që nuk po matet nga autoritetet pranë zotit Basha.
Kjo mund të jetë një premisë e fragmentarizimit zyrtar të opozitarizmit të vendit. Mund të kemi më shumë se dy parti opozitare. Se si do të jetë ecuria pas 14 majit, kjo mbetet për tu parë, se si do të grupohen në parlament.
Në koalicionin e 14 majit Berisha dhe Meta kanë marrë dy aleatë tradicionalë zotin Dule dhe Ndoka, por të pamjaftueshëm për opozitarizmin.
Ndërkohë që LZHK e Dash Shehit dhe PR e Fatmir Mediut kanë dalë më vete. Me Alibeajn, ekzistojnë premisat për një kompozim tjetër.
Është një situatë ku pas zgjedhjeve të 14 majit do të sjellë nevojën për rikompozimin e strukturës opozitariste.
I pyetur se sa të suksesshëm e sheh koalicionin Berisha-Meta dhe sa bashki mund të fitojnë, Çipa tha se secila nga dy palët kryesore ka shpalosur dhe flet për shifra që janë projeksione paralektorale dhe elektorale, por që për arsye të kontekstit dhe rrethanave shumica mund të vazhdojë ta mbajë fragmentarizimin.
Numri do të jetë favorizues për shumicën në qeverisje. Por do të kemi një ripotencim në Këshillat Bashkiak, që kjo nuk është pak por shëndoshje në pushtetin e qeverisjes vendore.
Në planin makro, shumica duhet të ketë përgjegjësi për ruajtjen e imazhit zgjedhor se ka shumë premisa se mund të paragjykohet, apo se është kthyer traditë ndotja e procesit prej pakënaqësive të rezultateve.



