Ekspertimi i dytë i predhës që vrau Aleks Nikën, Gjokutaj: Farsë politike dhe mediatike, nuk ka asnjë provë të re

Ekspertimi i dytë i predhës që vrau Aleks Nikën, Gjokutaj: Farsë politike dhe mediatike, nuk ka asnjë provë të re

Riekspertimin që do t’i bëhet predhës që i mori jetën Aleks Nikës më 21 janar 2011, avokati Genc Gjokutaj e cilësoi një farsë politike dhe mediatike. Në një lidhje Skype me studion e lajmeve të MCN TV, Gjokutaj tha se e njëjta predhë është ekspertuar vetëm pak ditë pas ngjarjes në Turqi, ku Nika u dërgua për mjekim të specializuar por nuk mbijetoi. Gjokutaj, i cili ka qenë përfaqësuesi ligjor i kreut të Gardës, Ndrea Prendi, thotë se riekspertimi është një shou që në thelb nuk sjell asgjë të re, por do ta kthejë sërish çështjen në pikën zero: predha nuk i përket ndonjërës prej armëve të Gardës.

Në lidhje me vrasjen e Nikajt janë dënuar një pjesë e gardistëve, duke nisur nga drejtuesi. Nikaj është dërguar me urgjencë në Turqi. Gjatë autopsisë është gjetur predha që është analizuar në shtetin turk, ku është konkluduar lloji i predhës. Ajo predhë nuk ka dalë nga një armë e Gardës. Megjithatë, çdo analizë është pozitive për një proces. Por nëse për rihapjen e kësaj çështjeje do të përdoret predha e gjetur te Aleks Nika është një sebep, është një propagandë. Ky lajm përveçse ka elementë të shout nuk sjell asgjë të re. Ekspertimi është bërë në shtetin turk. Ideja është çfarë mungon nga ekspertimi i parë që ka lindur nevoja për një të dytë. Që të rifillojë një çështje penale, e gjykuar me vendim të formës së prerë përfundimtar, duhet të administrohet një provë e re. Kjo është një farsë politike dhe mediatike. Nëse kjo predhë nuk do të ishte ekspertuar, atëherë po do të ishte arsye. Nga pikëpamja balistike dhe e jurisprudencës, kjo është një rrugë që do të na kthejë prapë atje ku ishim.

Zonja Ina Rama e ka ndjekur këtë çështje me pasionin për të shkuar deri në përgjegjësinë fundore. Prokuroria nuk ka qenë në atë kohë nën kontrollin e politikës. Janë bërë të gjitha veprimet hetimore.

21 janari është vërtet fatkeqësi, por të shfrytëzohet për qëllime të tjera jo në dobi të ligjit më duket johumane.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy