Dorëzohen në Kuvend dokumentet për Komisionin Anti-Korrupsion/ Xhafaj: Pjesëmarrja e opozitës detyrim (VIDEO)

Dorëzohen në Kuvend dokumentet për Komisionin Anti-Korrupsion/ Xhafaj: Pjesëmarrja e opozitës detyrim (VIDEO)

Kreu i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj, ka dorëzuar në Kuvend dy dokumente që do të shërbejnë si pikënisje për punën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Shtetformuese dhe Institucionale. Xhafaj tha sot se është detyrim që edhe opozita të përfaqësohet në komisionet dhe nën komisionet e Kuvendit.

Është detyrim që edhe mazhoranca dhe opozita të përfaqësohen në komisionet dhe nën komisionet e Kuvendit. Kështu që nuk shikoj asnjë arsye pse të mos jetë opozita e përfshirë në këtë proces. Pastaj ku merr pjesë opozita apo ku nuk merr pjesë është vendimmarrje e saj. Unë besoj se është në interes të opozitës që të përfshihet në këtë gjë. Unë nuk bej ftesë, sepse nuk e ngre unë. Komisionin e ngre Kuvendi dhe Kuvendi ka detyrimin që të përcaktojë vendet e opozitës dhe të mazhorancës. Nuk ka nevojë për të bërë ftesë. Është detyrim, pastaj ulen apo nuk ulen ata kjo është çështje tjetër”, tha Xhafaj.

Ky i fundit hodhi poshtë edhe njëherë pretendimet se puna e komisionit cënon pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Nëse gjeni në dy aktet që ka miratuar komisioni një mbivendosje apo përplasje me institucionet e drejtësisë, unë jam gati të dal publikisht dhe ta pranoj këtë gjë. E gjitha kjo ishte një furtunë në gotë e ngritur me një qëllim të caktuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy