
Luftimet e ashpra mes Izrealit dhe Hamasit do të ndërpriten duke filluar nga ora 2 e mëngjesit. Ky është një armëpushim I arritur mes palëve njoftoi një zyrtar i Hamasit dhe mediat izraelite.
Lajmi vjen pak më shumë se 24 orë që prej momentin kur Joe Biden, presidenti i Amerikës, i kërkoi presidentit izrealit Benjamin Netayahu të ndalnin luftimet. Sakaq gjatë kësaj periudhe Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara janë ofruar për të ndërmjetësuar.
Një zyrtar i Hamasit i tha agjencisë Reuters se armëpushimi do të ishte “i ndërsjellë dhe i njëkohshëm”.
Media izraelite njoftoi se kabineti i sigurisë i Kryeministrit Benjamin Netanyahu e miratoi armëpushimin në bazë të asaj që një zyrtar thuhet se e quajti “qetësi në këmbim të qetësisë”.
Sulmet me raketa nga Hamasi dhe aleati i tij Xhihadi Islamik rifilluan pas një pauze tetë orëshe të enjten, ndërsa Izraeli vazhdoi bombardimet që tha se kishin për qëllim shkatërrimin e aftësive ushtarake të Hamasit dhe për të parandaluar një konfrontim të ardhshëm pas konfliktit aktual.
Vetëm pak orë më parë mediat izrealite njoftuan se kryeministri do të mbante një takim me oficerët e sigurisë.



