Bëri aksident në gjendje të dehur/ SPAK do të hetojë deputetin e PD-së, Qani Xhafa

Bëri aksident në gjendje të dehur/ SPAK do të hetojë deputetin e PD-së, Qani Xhafa

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi t’i kthejë SPAK aktet për deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa për ta hetuar, lidhur me aksidentin e shënuar më 13 mars të vitit 2023 në bulevardin Qemal Stafa në Elbasan.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela, i cili shqyrtoi në seancën e kësaj të hënë kërkesën e Gjykatës së Elbasanit, që shpalli moskompetencë lëndore për çështjen e deputetit.

Sipas GJKKO, hetimet deri më tani janë bërë nga një prokurori jokompetente dhe do t’i kalojnë SPAK, duke qenë se Xhafa është subjekt që duhet të hetohet nga kjo prokurori.

Tanimë, Prokuroria e Posaçme do të marrë në shqyrtim dosjen e deputetit, ku pas kryerjes së hetimeve do ia referoi GJKKO për veprime të mëtejshme.

Ndaj Qani Xhafës është ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Aksidenti u shënua në kohën kur Xhafa ishte kandidat për deputet.

Pasi Luçiano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar Bashkie, automatikisht Qani Xhafa u fut në parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy