Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dekretin që përcakton procedura të lehtësuara për marrjen e nënshtetësisë ruse për banorët e përhershëm në Ukrainë dhe në dy republikat e vetëshpallura të Donbass, Lugansk dhe Donetsk, të cilat Moska i njohu si të pavarura përpara se të niste ofensivën e saj në fund të shkurtit.
Qytetarët e Ukrainës kanë të drejtë të aplikojnë për shtetësi të Federatës Ruse sipas procedurës së thjeshtuar.
Rusia akuzohet se ka shpërndarë pasaporta ruse te fqinjët e saj për të vendosur ndikimin e saj atje. Para Ukrainës, të njëjtën gjë bëri në rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, në Gjeorgji dhe atë të Transdniestrisë, në Moldavi. Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia janë të gjitha ish-republika sovjetike me ambicie pro-perëndimore.



