Kandidati shqiptar për guvernator refuzon postin e ambasadorit amerikan në Tiranë (VIDEO)

Kandidati shqiptar për guvernator refuzon postin e ambasadorit amerikan në Tiranë (VIDEO)

Një shqiptar ka refuzuar ofertën e presidentit Donald Trump për t’u rikthyer në Shqipëri si ambasador i SHBA-ve. Kandidati republikan për guvernator, Peter Lumaj, i cili ka emigruar në SHBA 30 vjet më parë, tha dje se e ka refuzuar ofertën e administratës së Trump-it për të përfaqësuar SHBA-të në Shqipëri.

“M’u ofrua puna e ambasadorit të ardhshëm në Shqipëri, për të përfaqësuar atje SHBA-të. E kam refuzuar sespe mendoj se i shërbej vendit më mirë duke qenë këtu sesa jashtë tij”, tha ai.

Lumaj nuk përmendi kohën kur i është propozuar kjo detyrë nga administrata amerikane, e cila ka qenë e ngadaltë në plotësimin e disa posteve diplomatike.

Lumaj njihet si një mbështetës i hapur i Trump-it. Ai është avokat dhe merret me çështjet e emigracionit në Nju-Jork.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy