KLP emëron kryeprokurorin e Vlorës (Emri)

KLP emëron kryeprokurorin e Vlorës (Emri)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur drejtuesin për Prokurorinë e Vlorës, Aurel Zarka. Zgjedhja e tij është bërë në mbledhjen e zhvilluar ditën e enjte, ku në procesin e votimit Zarka ka marrë 218 pikë përkundrejt kandidatit tjetër, prokurorit Albert Kuliçi i cili ka marrë 178 pikë.

Njoftimi i plotë i KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme, më 03.02.2022, seancën dëgjimore për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Duke respektuar të gjithë detyrimin ligjor, dy (2) kandidatët e kualifikuar në këtë faze, ishin z. Albert Kuliçi dhe z. Aurel Zarka, të cilët kishin kaluar me sukses verifikimin e pasurisë dhe figurës.

Kandidimi i tyre dhe vlerësimi për secilin kriter të posaçëm, u miratua gjatë mbledhjes së datës 24.01.2022, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës. Kandidatët paraqitën platformën e tyre përpara Këshillit dhe në përfundim të secilit prezantim, ata iu përgjigjën pyetjeve dhe komenteve të bëra nga anëtarët e tij.

Në përfundim të prezantimeve respektive, Këshilli u tërhoq për të vazhduar më tej me procesin e pikëzimit dhe të votimit, për të miratuar më pas vendimin për renditjen e kandidatëve. Pas vlerësimit të 2 (dy) kandidatëve-prokurorë, Këshilli vendosi renditjen e kandidatëve, si vijon:

z. Aurel Zarka   ( 218 pikë )

z. Albert Kuliçi  ( 178 pikë )

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy