Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngrenë alarmin për 14 vende, kryesisht në Afrikë, sepse anijet ruse të mbushura me atë që një kabllogram i Departamentit Amerikan të Shtetit, e quan “grurë i vjedhur ukrainas” mund të drejtohen drejt tyre.
Kjo do të thotë se Kremlini po përpiqet të përfitojë nga plaçkitja duke i shitur drithërat e vjedhura vendeve afrikane të goditura nga thatësira, disa prej të cilave tashmë po përballen me urinë.
Sipas disa ekspertëve të kontaktuar nga New York Times, shumica e këtyre vendeve do të anojnë drejt zgjidhjes së dytë, si për numrin e madh të njerëzve në prag të urisë, ashtu edhe për varësinë e tyre të fortë nga blerja e armëve ruse.
Në kabllogram identifikohen me emër tre mallra rusë të dyshuar për transportin e grurit.
Alarmi i ngritur nga Uashingtoni përforcon akuzat e qeverisë ukrainase se Moska ka vjedhur deri në 500.000 ton grurë ukrainas, gjë që përfaqëson 1/10 e eksporteve globale të grurit, me vlerë 100 milionë dollarë që nga ndërhyrja ushtarake, duke e transferuar atë në portet e Krimesë dhe më pas duke e ngarkuar në anije.
Shqetësimi është se kjo situatë e paqëndrueshme mund të çojë në rritje të urisë dhe çmime më të larta të ushqimeve në mbarë botën. Të premten e kaluar, kreu i Bashkimit Afrikan, Presidenti senegalez Macky Sall, takoi kolegun e tij Vladimir Putin në Rusi, në një përpjekje për të garantuar furnizimin me grurë nga Moska, edhe për shkak se kontinenti tashmë po vuan drejtpërdrejt pasojat e luftës në Ukrainë.
Rusia dhe Ukraina zakonisht furnizojnë rreth 40% të nevojave për drithëra të Afrikës, ku çmimet e kësaj lënde të parë janë rritur me 23% vitin e fundit, thonë Kombet e Bashkuara.
Përballë një nevoje kaq urgjente, shumë vende afrikane nuk kanë gjasa të hezitojnë përpara se të blejnë grurë të furnizuar nga Rusia, pavarësisht se nga vjen ai, tha Hassan Khanne, drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike HORN, një institucion kërkimor në Kenia.
Afrikanëve nuk u intereson se nga e marrin ushqimin dhe nëse dikush do të moralizohet për këtë, ata e kanë gabim.
Nevoja për jetesë është aq urgjente sa nuk është diçka që ata duhet të diskutojnë.



