
Një gropë e madhe është hapur mëngjesin e sotëm në parkingun e spitalit Covid-19 në Napoli, duke krijuar një situatë kolapsi. Menjëherë është evakuuar stafi i spitalit, ndërsa në godinë është ndërprerë energjia elektrike dhe furnizimi me ujë.
Prokurori Gennaro Damiano, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, është shprehur se ka hapur një hetim duke thënë se është duke kërkuar për shkaqet e këtij kolapsi. Gropa është rreth 50 metra e gjerë dhe të paktën 15 metra e thellë. Disa makina përfunduan brenda saj, ndërsa nuk është raportuar asnjë i lënduar.
Banorët fillimisht menduan se bëhej fjalë për një shpërthim, por tani mendohet se bëhet fjalë për një kolaps. Policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendngjarje për të bërë të mundur stabilizimin e situatës.



