Në nisje të këtij viti UNICEF u bëri thirrje Shteteve të Bashkimit Europian që të kenë prioritet fëmijët e emigranteve që humbasin jetën në det si dhe të respektojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ligji ndërkombëtar për refugjatet. Apeli i UNICEF vjen pas mbytjes së disa gomoneve me emigrantë javët e fundit ku në mesin e viktimave ishin edhe fëmijë.

Apeli ynë përfshin ofrimin e rrugëve të sigurta ligjore për mbrojtjen dhe bashkimin familjar, si dhe operacionet e koordinuara të kërkimit dhe shpëtimit, zbarkimin e sigurt, pritjen në bazë të komunitetit dhe aksesin në shërbimet e azilit. Ne gjithashtu kërkojmë rritjen e investimeve në shërbimet thelbësore për fëmijët dhe familjet që vijnë përmes rrugëve të rrezikshme të migrimit, duke përfshirë mbështetjen psikosociale, ndihmën ligjore, kujdesin shëndetësor dhe arsimin.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit vetëm gjatë vitit 2024 në detin Mesdhe rezultojnë të zhdukur 2275 persona të cilët e çojnë numrin total të të zhdukurve në det që nga viti 2014 në 31180. Ndërsa një tjetër problem mbetet edhe numri i lartë i të miturve të pashoqëruar të cilët emigrojnë në Europe.
Sipas Eurostat gjatë vitit 2023 mbi 2200 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil pranë autoriteteve italiane përkundrejt 2600 që kërkuan azil në Greqi.



