Tre vrasje në dy orë që tronditën vendin/ Gazetari Pula informon për hetimet e rasteve tragjike (VIDEO)

Tre vrasje në dy orë që tronditën vendin/ Gazetari Pula informon për hetimet e rasteve tragjike (VIDEO)

Shqipëria u trondit dje nga një seri ngjarjesh të rënda që ndodhën brenda pak orësh në tre qytete të ndryshme të vendit.
Në një pasdite të vetme, tre persona humbën jetën në rrethana të ngjashme, pas konflikteve që përfunduan tragjikisht me përdorimin e thikës.

Gazetari Besmir Pula, në një lidhje për “MCN Live”, solli detaje mbi dinamikën e tre vrasjeve, që kanë ndodhur respektivisht në Tiranë, Durrës dhe Berat.

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një picier vrau me thikë kuzhinierin e lokalit ku punonin.
Sipas burimeve të policisë, konflikti nisi për një sasi proshute, debat që më pas degjeneroi në përplasje fizike, duke përfunduar me goditjen fatale në qafë të viktimës.

Policia arrestoi autorin menjëherë pas ngjarjes. Mësohet se ai kishte qenë i dënuar më parë për mbajtje të armëve të ftohta, çka e bën edhe më të rëndë këtë rast.
Janë marrë dëshmitë e personave të pranishëm dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Një tjetër ngjarje tronditëse ndodhi në Durrës, ku një djalë 25-vjeçar vrau babain e tij brenda banesës familjare.
Sipas burimeve policore, autori vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai është arrestuar pas ndjekjes nga efektivët e policisë.

Në dëshminë e tij paraprake, i riu ka thënë:

“Kam punuar në Greqi dhe Francë, por tani isha i papunë. Patëm një debat, nuk e di si ndodhi… mora thikën dhe e qëllova.”

Dyshohet se viktima kishte refuzuar ta çonte djalin për mjekim, pavarësisht shenjave të problemeve psikologjike që kishte shfaqur së fundmi.

Rasti i tretë u regjistrua në lagjen e Kalasë në Berat, ku një konflikt mes të njohurve përfundoi me vrasje.
Sipas dëshmisë së autorit, sherri nisi për shkak të një kali dhe një fotografie:

“I thashë mos e prek kalin, ai më fyeu dhe unë e godita,” – ka deklaruar autori para hetuesve.

Ngjarja ka ndodhur në prani të familjarëve, duke e bërë edhe më të rëndë situatën. Burimet policore bëjnë me dije se hetimet po vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e konfliktit.

Tre ngjarje të njëpasnjëshme, të ndodhura brenda më pak se dy orësh, kanë rindezur debatin publik mbi rritjen e dhunës dhe përdorimin e armëve të ftohta në konflikte të momentit.
Autoritetet hetimore po punojnë për të zbardhur plotësisht secilin rast, ndërsa ekspertët kërkojnë masa më të forta parandaluese dhe mbështetje më të madhe për personat me probleme të shëndetit mendor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy