Kreu i PD-së, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Rama se po përpiqet të krijojë një opozitë të re përmes pazareve me partitë e vogla. Basha tha sot në fjalën e mbajtur në protestën e çadrës se një kryetari partie të opozitës i janë ofruar 500 mijë euro për të hyrë në zgjidhje.
“Ju duhet ta dini se republika e vjetër, dje gjatë gjithë ditës dhe në orët e vona të natës ofroi shumë të majme partive politike opozitare me qëllim regjistrimin e tyre në thyerje të vendimit të koalicionit opozitar. 500 mijë euro iu ofruan vetëm një kryetari partie për tu shkëputur nga opozita dhe nga ky vendim popullor, dhe për tiu bashkua pazarit të ndyrë. Qindra mijëra euro iu ofruan kandidatëve të tjerë. Ata thanë jo, askush nuk e mori lugën e çorbës së prishur të Ramës e Metës me shokë. Arsyeja kryesore që ata dhanë para sekserve të ndyrë: Këto para nuk janë tuajat, por të shqiptarëve të papunë”, tha ai.



