Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pati një moment të sikletshëm gjatë një ceremonie pritjeje në Berlin.
Merkel filloi të dridhej në ceremoninë e pritjes së presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky.
Ndërsa banda ushtarake po ekzekutonte himnet e dy vendeve, Merkel nisi të dridhej.
Ajo e përmbajti veten dhe në konferencën për shtyp që pasoi u tha gazetarëve se ishte më mirë.
“Prej atij momenti, kam pirë tri gota ujë. Mesa duket kisha nevojë, sepse tani jam më mirë”, u tha ajo gazetarëve.



