
Analisti Arjan Curri nga studio e ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV ka dhënë një këshillë për të gjithë banorët e zonës së 5 majit duke i thënë që të mos firmosin asnjë letër pa avokat. Ai tha se interesi i shtetit është ti bëjë këtyre banorëve të pamundur mundësitë për tu ankuar në gjykatë. Sipas tij duhet pak durim për të fituar që ata të marrin vlerën e vërtetë të tregut për banesat e tyre.
Interesi shtetit është që ti shtyjë këta banorë të firmosin marrëveshje me vlera shumë të ulëta sa i përket truallit dhe objektit dhe më pas ta bëj të pamundur që këta të ankohen në gjykatë, prandaj një këshillë shumë shkurt kisha unë të mos firmosin asnjë letër pa avokat dhe më mirë prisni disa vite dhe merrni vlerën e vërtetë të pronës suaj sesa të nxitoheni ndoshta dhe nga ndonjë hall dhe merrni pak, gjysmën apo çerekun e vlerës se kjo nuk është e drejtë. Nëse keni mundësi të prisni, prisni sepse në rastin e Vaqarit rastet që kam ndjekur unë dhe kolegët e mi kanë zgjatur ca por në fund është marrë shpërblimi i drejtë dhe kjo nga gjykata dhe jo nga shteti, por kjo do deri në 5 vjet.



