Korçë, grabitësit dhunojnë familjen dhe u marrin kasafortën me para

Korçë, grabitësit dhunojnë familjen dhe u marrin kasafortën me para

Një grabitje me dhunë është regjistruar gjatë natës në Korçë. Persona të paindetifikuar kanë dhunuar familjarët dhe kanë marrë paratë që ata kishin në shtëpi.

Sipas policisë, mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Korçës, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim 53-vjeçari me inicialet N. B., banues në fshatin Kamenicë.

Ai ka deklaruar se rreth orës 01:45 në banesën e tij private në fshatin Kamenicë, kanë hyrë dy persona të maskuar të cilët dyshohet të kenë pasur edhe armë. Këta të fundit, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy personave që ndodheshin në banesë, kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte një sasi lekësh, disa dokumente dhe më pas janë larguar.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e aktorëve.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy