Miliona njerëz janë bllokuar nga përmbytjet në verilindje të Indisë, ku shqetësimi në lidhje me ushqimin dhe furnizimin me ujë sa vjen e rritet. Zyrtarët deklarojnë se niveli i një ndër lumenjve më të mëdhenj në vend lumi po ngrihet vazhdimisht.
Të paktën 5.8 milionë njerëz janë zhvendosur dhe rreth 30 vetë kanë vdekur gjatë dy javëve të fundit në shtetin e Asamit për shkak të shirave të musenave.
"Niveli i ujit i lumit Brahmaputra dhe degëve të tij tregojnë rritje që nga mesdita ndaj është vënë shenja e rrezikut për të paktën 10 vende", tha një zyrtar i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive në Assam.
Mijëra vetë po luftojnë me rezervat e pakta ushqimore dhe ujin e pistë.



