Protesta e opozitës nis me aksion/ Protestuesit hedhin molotov, marshojnë në këmbë drejt selisë së PS

Protesta e opozitës nis me aksion/ Protestuesit hedhin molotov, marshojnë në këmbë drejt selisë së PS

Protestuesit e opozitës kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë të mbledhur nga disa drejtime. Protesta është paralajmëruar ndryshe nga herët e kaluara, pa fjalime por me aksione konkrete në terren. Lidershipi i opozitës ka deklaruar se sot nis mosbindja civile.

Gazetari Mariglen Kume nga Bulevardi bënë me dije se ka një pjesëmarrje masive e cila fillon nga kryeministria dhe arrin deri te Ministria e Brendshme. Ai shprehet se shihet një qetësia nga ana e protestuesve, ndërsa reagimi duket se është pozicionuar vetëm para kryeministrisë.

Ndodhem në bulevardin dhe konfirmoj se ka një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve fillon me një densitet më të shtuar te kryeministria dhe turma arrin deri te ministria e brendshme. Protesta ka nisur me aksion ku janë hedhur me dhjetëra shishe molotov ndërkohë ka një skenar që nuk do ketë asnjë fjalim por e gjithë do jetë një reagim i qytetarëve.

Ajo që shihet është se reagimi i qytetarëve është vetëm para kryeministrisë ndërsa pjesa tjetër përveç masivitetit që ata kanë dalë, reagimet e tyre janë të qeta dhe nuk paraqitet e njëjta revoltë si para kryeministrisë. Deri tani kemi një marshim të cilët nga kryeministria duket se i janë drejtuar bllokut të ministrive për të shkuar nga selia e Partisë Socialiste.

Kjo është nyja e parë e rrugës që është bllokuar. Marshimi vijon dhe po udhëhiqet nga Flamur Noka, Gjekmarkaj, Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Albana Vokshi. Shihet se i pranishëm në protestë është dhe djali i Sali Berishës.

Ndërsa Andon Kello i vendosur para Kryeministrisë informon se janë hedhur një sërë kojktej molotovësh nga protestues të PD madje është djegur dhe një pemë.

Protesta ka nisur me 1 orë vonesë. Kordoni i policisë është në pjesën ballore të kryeministrisë. Duhet theksuar se janë tre kordone të policisë, shqiponjat dhe ato speciale. Deri tani kemi parë se aksioni ka mbetur vetëm te fishekzjarrët dhe molotovi, dhe nuk ka pasur ndonjë përplasje fizike.

Pjesëmarrja fillon nga kryeministria deri te ministria e brendshme por nuk mund të bëj dot një dallim pasi protestuesit duket se po largohen nga bulevardi në drejtim të bashkisë. Marshimi po udhëhiqet nga drejtuesit e PD, dhe destinacioni i parë do jetë bashkia, por ka dhe një plan për të bllokuar akset kryesore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy