Nisin regjistrimet në çerdhe dhe kopshte/ Beqiri: Për herë të parë aplikimet bëhen online

Nisin regjistrimet në çerdhe dhe kopshte/ Beqiri: Për herë të parë aplikimet bëhen online

Prej datës 2 deri më 22 qershor, prindërit që dëshirojnë të regjistrojnë fëmijët në çerdhe apo kopshte publike në Tiranë duhet të aplikojnë online. 

Për herë të parë, regjistrimi nuk do të bëhet më në mënyrë fizike, por përmes një platforme të dedikuar në adresën efemijet.tirana.al.

E ftuar në programin “Zgjohu me MCN”, drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë, Zhaneta Beqiri, bëri të ditur se kjo është një risi që synon të thjeshtojë procesin për të gjithë prindërit dhe të shmangë radhët në institucionet publike.

Platforma është aktive për tri javë, nga 2 deri më 22 qershor. Aplikimi mund të bëhet për regjistrim në çerdhe, në kopsht, për transferim nga çerdhja në kopsht, ose nga një institucion në një tjetër. 

Linku gjendet në faqen zyrtare fëmijëtetiranës.al si edhe në rrjetet tona sociale. 

Deri tani janë 5900 aplikime. 

Drejtoresha shpjegon procedurat dhe dokumentet e nevojshme për regjistrim. 

Prindi duhet të: krijojë një llogari personale me të dhënat bazë (emër, mbiemër, numër telefoni dhe adresë email-i), zgjedhë një nga katër opsionet e aplikimit në sistem. Të ngarkojë dokumentet përkatëse sipas rastit.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim: Certifikata personale dhe familjare e fëmijës, vërtetimi i punës së prindërve (ku përfshihet edhe paga mujore), vërtetimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore (nga e-Albania) dhe vërtetimi i vaksinimeve të fëmijës.

Në rast transferimi nga një institucion në një tjetër, kërkohet edhe një justifikim i arsyes së lëvizjes. Për fëmijët e kategorive të veçanta (të ndjeshëm apo me status të veçantë), duhet të dorëzohen dokumente shtesë që vërtetojnë këtë status.

Të gjithë aplikantët duhet të paguajnë një fond garancie prej 5,000 lekësh, i cili kryhet pranë zyrave të Postës Shqiptare. Ky fond është i detyrueshëm për finalizimin e regjistrimit.

Konfirmimi i regjistrimit ose refuzimi do të vijë përmes email-it gjatë muajve në vijim. Prindërit që hasin vështirësi me aplikimin online mund të drejtohen pranë institucioneve përkatëse për ndihmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy