Rastet e reja, numër rekord në 24 orët e fundit

Rastet e reja, numër rekord në 24 orët e fundit

Më 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 905 raste të reja me Covid-19. Shifra ka dalë nga 4063 testime të kryera. Numrin më të lartë të infektimeve e mban Tirana e ndjekur nga Shkodra dhe Durrësi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tre viktima nga Covid-19: dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani.

Aktualisht, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,723 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Shpërndarja e rasteve të reja sipas qyteteve

200 raste në Tiranë, 158 në Shkodër, 43 në Durrës, 39 në Korçë, 36 në Kavajë, nga 33 raste në Vau i Dejës, Vlorë, nga 26 raste në Sarandë, Krujë, 25 në Fier, 22 në Elbasan, 19 në Kurbin, nga 17 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, Kamëz, 16 në Lushnje, nga 14 raste në Berat, Kolonjë, 10 në Bulqizë, nga 9 raste në Prrenjas, Peqin, Himarë, nga 7 raste në Pukë, Mat, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Cerrik, Dimal, Gjirokastër, Tropojë, nga 5 raste në Mallakastër, Memaliaj, Pogradec, nga 4 raste në Këlcyrë, Selenicë, Rrogozhinë, Kukës, nga 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Kuçovë, nga 2 raste në Librazhd, Belsh, Skrapar, Devoll, Vorë, nga 1 rast në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy