XHADAT/ Skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë, 6 muaj pritje

XHADAT/ Skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë, 6 muaj pritje

Aplikimet për skemën e karburantit për bujqësinë për vitin 2022, u kryhen nga data 25 deri në 30 mars, por qytetarët u hasën me vonesa dhe pengesa të shumta deri në përfitimin e karburantit.

 Andrea Zaka nga fshati Asturkas i Fierit kishte aplikuar për të përfituar nga skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë në datën 16 mars, por për muaj të tërë procedura ishte zvarritur. 

“Dua të marr naftën  meqë doli ligji, na premtuan kam bërë dokumentat  i kam çuar në zyrat përkatëse asnjë veprim nuk është bërë. Thonë që  do presim do presim. Po deri kur do presi ?! Nuk e di deri kur është afati i pritjes. Kam shkuar nëpër zyrat përkatëse në komunë dhe në bashki, i kam bërë dokumentat sipas kërkesave që na kanë thënë. Shko këtu e shko atje i kemi firmosur, i kemi vulosur sipas rregullave. Asgjë s’ka dalë deri më tani. Nuk e di a kërkojnë të tallen a  kërkojnë të na ndihmojnë a e kemi rradhën të fundit  nuk e di.  

Në Njësinë administrative ku Xhadat bashkë me fermerin trokitën, zotëria u pajis me vërtetimin e tokës që duhej për përfitimin e kartës. 

 “Andre Zaka sot është paraqitur pranë njësisë tonë për të marrë vërtetimin që bëhet përputhja e dokumentacionit të AMTP-së  së tij me dokumentacionin që kemi ne, në Njësinë tonë  që është formulari 6-të i fshatit Asturkas ku ndodhet zotëria”.

E vetmja gjë që jepet nga njësia  jonë, nga zyra jonë e urbanistikës  në Njësinë Administrative Libofsh është vërtetimi i tokës, për proçedura të tjera  nuk jemi ne kompetentë.

Pjesa jonë është vetëm një dokument, një vërtetim toke që mund të bëjmë  diferencën e sipërfaqes të tokës.

“Xhadat” u interesua edhe tek drejtoria e SEB Fier, ku drejtoresha deklaroi se procesi drejtohej nga ministria:

“Zotëria në fjalë  sipas aplikimit është i datës 16 mars  kur ministria ta hapë datën 16 mars  siç do përfitojnë gjithë të tjerët, do përfitojë dhe zotëria në fjalë.

Nuk bëhet me përzgjedhje, thjesht po punohet me data  gjithë aplikantët që kanë  aplikuar në këtë datë  atëherë kur të hapet kjo datë që të punohet, do marrë edhe zotëria si gjithë të tjerët  nuk ka përzgjedhje, janë të gjithë njëlloj,  thjesht do hapet si datë  që të punohen dosjet.

Nuk e kam idenë se kur do fillojë të punohet kjo datë  atë e vendos ministria, kur të hapet ajo datë siç vazhdon viza  nuk di të them se sa, qysh tek  di të them,  kur të hapet ajo datë, të punohet do marrë dhe zotëria. Zotëria aplikoj për përfitimin e naftës më 16 mars dhe naftën e mori pas 6 muajsh në 23 shtator”.

 Pas interesimit të “Xhadat” Andrea Zaka mori  kuponin e naftës. E gjithë procedura nga koha kur fermeri bëri aplikimin, deri në përfitimin e karburantit zgjati  gjashtë muaj.           

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy