
Një shtetas që ishte shpallur në kërkim nga policia pasi falsifikoi materiale zgjedhore më 25 prill u arrestua nga policia në Qafë Thanë.
Bëhet fjalë për E. Z., 35 vjeç, banues në Rrajcë, i cili ishte shpallur në kërkim.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore”, thuhet në njoftim.
NJOFTIMI
DVP Elbasan / Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, kapet në PKK Qafë Thanë dhe vihet në pranga 35-vjeçari (numërues votash), i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve", për shtetasin:
-E. Z., 35 vjeç, banues në Rrajcë, Librazhd.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.



