Jazexhi: Në Manzë muxhahedinët krijuan kamp paraushtarak, kult i gatshëm për vetëvrasje

Jazexhi: Në Manzë muxhahedinët krijuan kamp paraushtarak, kult i gatshëm për vetëvrasje

Historiani Olsi Jazexhi thotë se që në vitin 2016 e ka paralajmëruar shtetin shqiptar për rrezikun që do sillte prezenca e muxhahedinëve në vendin tonë. Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Live, ai tha se muxhahedinët janë një organizatë terroriste që nga viti 1970 që kur ndërmorën revolucionin në Iran dhe më tej vranë Presidentët e Iranit. Jazexhi deklaroi se ata u kthyen në besnikë të Sadam Hussein dhe akuzohen për vrasjen e 17 mijë iranianëve, dhe se kjo organizatë u dëbua nga qeveria e Irakut dhe më tej në 2016, Shqipëria e cila nuk kishte asnjë ekspertizë në fushën e ekspertizmit ndërkombëtar, pranoi që ti strehonte. “Që nga strehimi i tyre në Shqipëri, ata u lejuan të krijojnë një kamp paraushtarak si kampi i Manzës, aty mbajnë pengje, janë njerëz që i kanë marrë peng që nga Irani gjatë luftës Irak. Ka qytetarë kanadezë që i kanë rrëmbyer të vegjël dhe i mbajnë aty brenda dhe i kanë radikalizuar. Me ardhjen në pushtet të administratës së Donald Trump, pati një rrymë brenda administratës Trump që tentoi ti përdorë muxhahedinët për të krijuar sulme të rreme terroriste që do i atribuoheshin Iranit. Muxhahedinët sulmuan media, televizione, BBC, Al Jazeera, por qeverisë dhe Edi Ramës i kërkohej që të rrinte urtë dhe të toleronte muxhahedinët. Në vitin 2021 i dërguam një letër Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidentit dhe Kryeministrit ku paralajmëronim për rrezikun e madh që muxhahedinët po i sillnin Shqipërisë. Mësuam që brenda kampit muxhahedin organizohen krime terroriste, hakerime dhe sulme ndaj vendeve të tjera. Në letrën e dërguar Këshillit të Sigurisë Kombëtare kërkuam që të zbatohet ligji dhe brenda kampit të MEK. Por për arsye që nuk i kuptoj dot, ata u toleruan. Ka ndodhur ajo që në paralajmëruam Këshillin e Sigurisë në 2021. Më në fund forcat RENEA ndërhyn në kampin e Manzës dhe sekuestruan kompjutera, servera, duke qenë në një skemë krimi kibernetik. Ne kemi parë se sa të dhunshëm kanë qenë këta njerëz, muxhahedinët kanë sulmuar dhe lënduar policë dhe kanë bërë atë që dinë të bëjnë, kanë bërë viktimën.” Jazezhi tha se SPAK më në fund ndërhyri në organizatën ku bëhen krime, teksa shtoi se në kampin e Manzës bëhen pengmarrje, sulme terroriste jashtë Shqipërisë, ka njerëz që indoktrinohen. “Ne sot pamë që shteti shqiptar u sfidua nga një organizatë që ka kthyer një pjesë të territorit shqiptar në një shtet brenda shtetit. Nëse ne bëjmë një nga krimet që ka bërë MEK, ne shkojmë në burg, ndërsa muxhahedinët vazhdojnë të sulmojnë shtetin shqiptar. Sot i pashë akuzat e tyre që akuzonin Policinë e Shtetit se ishte policia e Ajatollah Kahmenei. Duhet të kuptojmë se muxhahedinët janë njerëz me probleme mendore, pasi qëndrojnë në kamp prej 30 vitesh, nuk lejohen të bëjnë seks, fëmijë, të martohen. Ata janë njerëz që trushpëlahen. Nuk përjashtohet që edhe pas kësaj interviste edhe MCN Tv të akuzohet se është në shërbim të Ajatollah Khamenei. Ata janë kult dhe si të tillë nuk pranojnë dot demokracinë. Problemi me muxhaedinët është se nuk e kuptojnë se si funksionon demokracia.” Ndër të tjera Jazexhi shtoi se ditët e fundit ka patur marrëveshje të pashkruar mes administratës së Joe Biden de qeverisë iraniane, pasi amerikanët janë të dëshpëruar me luftën në Ukrainë dhe nuk duan që Irani të jetë pjesë e lobit rus. Sipas tij, qeveria amerikane ka arritur marrëveshje të pashkruar me iranianët që dy këto shtete nuk do sulmojnë njeri tjetrin dhe pjesë e marrëveshjes mund të jetë edhe frenimi i sulmeve që muxhahedinët bëjnë ndaj Iranit. “Duke përdorur serverat në Manzë kanë arritur të organizojnë protesta masive në qytete të ndryshme në Iran. Kjo që bën muxhahedinët është ajo që bënte ISIS në Siri, ku rekrutonin myslimanë dhe i përdornin për sulme terroriste. Paniku që ka kapur muxhahedinët sot, është se ata janë frikësuar për çfarë do të ndodhë pas. Ata janë një kult dhe siç kanë vërtetuar në të kaluarën ka prej atyre që janë të gatshëm të vrasin veten”. Jazexhi shtoi se nuk ka shtet në botë që do ti pranojë muxhahedinët, madje tha se edhe Izraeli që i ka përdorur refuzon që ti pranojë. “Shteti shqiptar mund të bëjë një gjë me muxhahedinët, që të bëjë një proces deradikalizuaes. Siç u bë me shqiptarët që iu bashkuan ISIS në Siri. Shteti shqiptar duhet të shkatërrojë kampin e Manzës dhe t’i fusë muxhahedinët në qendra deradikalizimi. Ashtu siç e thashë në 2016, me sjelljen e muxhahedinëve, Shqipëria po sjell një minë me sahat që do paguajë haraçet në vijim.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy