Houellebecq: Kjo pandemi do të na bëjë më të këqinj

Houellebecq: Kjo pandemi do të na bëjë më të këqinj

"Unë nuk u besoj deklaratave të tipit “asgjë nuk do të jetë më si më parë"”, thotë shkrimtari francez, Michel Houellebecq. Autori i “Nënshtrimit” dhe “Serotoninës”, të dyja të botuara edhe në shqip, ka folur për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, me anë të një letre të botuar dhe të lexuar në mikrofonat e radios “France Inter”.

Për Houellebecq, “të thuash gjëra interesante nuk është e lehtë, sepse kjo epidemi ia ka dalë të jetë edhe shqetësuese, edhe e mërzitshme. Një virus banal, i  përafruar në mënyrë aspak brilante për të errësuar viruset e gripit, me kushte rezistence pak të njohura, me karakteristika konfuze, beninje dhe vdekjeprurëse në të njëjtën kohë, madje as i transmetueshëm seksualisht: me pak fjalë, një virus pa cilësi”.

Për Houellebecq, i cilësuar si shkrimtari parashikues, nuk është e vërtetë që asgjë nuk do të jetë si më parë, "përkundrazi, gjithçka do të mbetet saktësisht e njëjtë. Zhvillimi i kësaj epidemie është qartësisht normale. Perëndimi nuk është përjetësisht zona më e pasur dhe më e zhvilluar e botës; e gjithë kjo ka përfunduar prej disa kohësh dhe kjo nuk është më skup. Nëse e shqyrtojmë në detaje, Franca po ia del më mirë sesa Spanja dhe Italia, por jo më mirë se Gjermania; dhe në këtë pikë nuk ka surpriza të mëdha. Koronavirusi, përkundrazi, duhet të ketë si rezultat kryesor përshpejtimin e disa mutacioneve që ishin në zhvillim e sipër. Prej disa vitesh, bashkë me zhvillimet teknologjike, qoftë të vogla apo të rëndësishme, (puna në distancë, rrjete sociale, blerje në internet), kanë pasur si pasojë kryesore (ose objektive?) uljen e kontakteve fizike, dhe mbi të gjitha, kontaktet njerëzore. Epidemia e koronavirusit ofron një arsye të fortë për këtë prirje të rëndë: njëfarë vjetrimi që duket se ndikon në marrëdhëniet njerëzore”.

Ndër aspektet e tjera të analizuara nga shkrimtari, sensi i "tragjikes, vdekjes, fundit", të cilat sidoqoftë përfaqësojnë "një prirje prej gjysmë shekulli"; dhe "rëndësia e supozuar në këto javë e moshës së të sëmurëve. Deri kur është e volitshme të mbahen në respiratorë dhe të kurohen? 70, 75, 80 vjeç? Kjo me sa duket varet nga rajoni i botës në të cilën jetoni; kurrë, në asnjë rast, nuk ishte shprehur me kaq shumë mungesë modestie fakti që jeta e secilit nuk ka të njëjtën vlerë; që duke filluar nga një moshë e caktuar (70, 75, 80 vjeç?), është pak a shumë sikur të ishe i vdekur”. “Këto tendenca - përfundon Houellebecq - kanë ekzistuar para koronavirusit; ata veçse u manifestuan tani me prova të reja. Pas izolimit, ne nuk do të zgjohemi në një botë të re; do të jetë njësoj, por pak më keq”. / La Stampa / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy