Një avion ushtarak rus me 92 persona në bord është rrëzuar teksa fluturonte drejt Sirisë. avioni transportonte një grup ushtarak. raportohet se nga aksidenti ajoro nuk ka asnjë të mbijetuar. Ejipet e shpëtimit kanë gjetur dokumente të disa prej pasagjerëve bëri të ditur Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Sipas kësaj të fundit, avioni Tu-154 u zhduk nga radarët pak minuta pasi ishte ngritur në fluturim nga resorti i Soçit në Detin e Zi.
Në avion ndodheshin pjesëtarë të ansamblit ushtarak Alexandrov, të cilët do të shkonin në Siri ëpr të trajtuar personelin ushtarak.
Në të udhëtonin 84 pasagjerë dhe 8 pjesëtarë të ekuipazhit. Mes pasagjerëve, 9 prej tyre ishin gazetarë rusë.
Skuadrat e shpëtimit kanë gjetur pjesë të aeroplanit në një distancë 1.5 km nga bregu i dtetit, në thellësinë 50-70 metra.



