Ruçi përjashton Flamur Nokën, Balla: Bllokimi i foltores, skenar i përgatitur nga Berisha

Ruçi përjashton Flamur Nokën, Balla: Bllokimi i foltores, skenar i përgatitur nga Berisha

Debati për projektligjin e minoriteteve është bërë kësaj radhe shkak për përjashtimin e një tjetër deputeti të opozitës nga seanca. Deputeti demokrat, Flamur Noka, pasi ish-kryeministrit Berisha iu ndërpre fjala, zuri foltoren, duke mos lënë të diskutonte deputetin e LSI-së, Shezai Rrokaj.

Kjo bëri që Ruçi t’i tërhiqte disa herë vëmendjen, por pa sukses. Kreu i Kuvendit njoftoi vendimin për përjashtimin e Nokës nga seanca e sotme.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar socialist, në një prononcim jashtë sallës për mediat, tha se kjo është një strategji që po përdor opozita.

“PD po shpërdoron mandatet. Ky është një skenar i organizuar nga Berisha për të bllokuar punimet e Kuvendit”, tha Balla. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy