Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të mediave ku në fokus të diskutimit ishte krijimi i aleancës kundër krimit, drogës dhe për zgjedhje të ndershme.
Pas takimin, Basha doli në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se: “Mund t’ju them se nga ku takim dalë edhe më i inkurajuar edhe më i vendosur për të ndërtuar së bashku me shqiptarët, pjesën e shëndoshë e të ndershmë të shoqërisë shqiptare që është pjesa dërmuese, një aleancë sa më të madhe, një aleancë sa më solide për të siguruar luftën kundër krimit, mposhtjen e fenomenit të drogës dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.”
“Natyrisht që këto procese diskutimi, reflektimi të cilat kanë nisur prej kohësh do të vazhdojnë dhe do të konkludojnë me formulimin e një aksioni politik opozitar për të cilin natyrisht do tu bëjmë thirrje të gjithë faktorëve të luajnë rolin e tyre me opozitën dhe PD në përgjegjësin e saj politike”, tha Basha.



