Zjarri i Kalifornisë alarmon Malibunë, evakuohen 175 mijë banorë (VIDEO)

Zjarri i Kalifornisë alarmon Malibunë, evakuohen 175 mijë banorë (VIDEO)

Tre vatra zjarri të përforcuara nga erërat e forta kanë nisur në Kaliforni mëngjesin e së premtes, duke përfshirë edhe atë që nxiti evakuimin e 75,000 shtëpive në afërsi të qytetit i cili nuk ka marrë ende veten nga masakra e kësaj jave, ku në një bar me muzikë country një person me të meta mendore hapi zjarr mbi njerëzit e pranishëm duke ju marrë jetën 13 personave.

Evakuimet e 75,000 shtëpive u kërkuan si pasojë e zjarrit Woolsey që preku pjesë të Thousand Oaks në Ventura County në veriperëndim të Los Anxhelosit, vendin e masakrës, ku një ish-veteran i Uashingtonit, hapi zjarr në një bar të mbushur me studentë kolegji në qytet të mbrëmjen e së mërkurës, duke vrarë 13 vetë dhe një komunitet të shquar   për sigurinë e tij.

Ndërmjet vendeve që u evakuuan ishte  një nga ambientet e Oaks Teen center, e cila gjithashtu kishte shërbyer për strehimin e familjarëve  dhe si  vend  ribashkimi pas sulmit.

Shërbimet emergjente të Qarkut Ventura bënë me dije se Disa qendra evakuimi  shpërndanë maska mbrojtëse për qytetarët, ndërsa shumë shkolla u mbyllën në qarqet Ventura dhe Los Angeles.Pjesët e qytetit   të Malibus, rreth  (48 km) në perëndim të Los Anxhelosit në qendër të qytetit, u  urdhëruan tw  evakuohen, njoftuan  mediat lokale.

Departamenti i Zjarrit i Qarkut Los Anxhelos  tha se zjarri  woolsey gjithashtu preku pjesët e Qarkut të Los Anxhelosit, ku urdhrat e detyrueshëm të evakuimit ishin në fuqi që nga e premtja në mëngjes në jug të autostradës amerikane 101,.Evakuimet e detyrueshme "të menjëhershme" u vendosën si masë  për kanione në lindje dhe afër Malibus.

Zëdhënësi Scott Maclean i Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri  në Kaliforni bëri me dije se qyteti është shkatërruar, gjithçka është shkatërruar", ai tha se janë plagosur një numër i papërcaktuar i civilëve dhe zjarrfikësve dhe se mund të duheshin ditë që autoritetet të vërtetojnë viktimat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy