Ylli Manjani është ai politikan i cili ka punuar me të katër figurat e njohura politike që kanë drejtuar vendin tonë në këto 32 vite demokraci. Në emisionin Bilardo në MCN ai ka bërë një renditje sipas shkallës së tij të mirënjohjes gjatë punës së bërë me Nanon, Berishën, Metën dhe Ramën.
Fatos Nano i pari, më ftoi nga bota profesionale për tu afruar në një botë tjetër profesionale më afër politikës. Kisha mundësinë të tregoja anën profesionale, por dhe të mësoja se çfarë bëhej në politikë. Ato dy vite me Nanon për mua ishin një shkollë.
I dyti Meta. Sot me të kemi shumë papajtueshmëri parimore, me mënyrën si e konceptojmë politikën, administratën, shtetin, ashtu si dhe me Berishën kam papajtueshmëri. Unë nuk mendoj se një opozitë quhet e tillë kur të gjithë strategjinë e politikës e ndërton rreth burgut. Kjo nuk ëhstë gjuhë e opozitës. diskutimi nuk është kjo, këtu ka një kompromis shumë më të madh, çfarë do të thotë hajde të fus në burg, çfarë parimi ka, ku është politika që bëre ti dhe kjo është arsyeja pse ne kemi një drejtësi të kompromentuar se i përgjigjet thirrjes politike, kap e fut njerëz atje brenda, pa asnjë provë, por kjo nuk është drejtësi por bolgjevizëm, kështu ka bërë dhe Enver Hoxha.
Në këtë ndahem dhe me Ramën të cilin e rendis të tretin. Kemi punuar më shumë, kemi ndarë shumë koncepte të përbashkëta. Një lider atë ka, rregulli ndryshohet dhe Rama ka qenë se sot nuk është aq shumë simpatik në këtë, në ide, koncept. Nëse ulesh të bësh një punë me Ramën ose do i dilte fundi asaj pune, ose Ramës dhe kjo është për tu vlerësuar. Ndërsa vendin e katër e zë Berisha.



