“S’të lë pronari të më ftosh’ Fevziu: Akuzat e Arlind Qorit s’qëndrojnë, iki nëse dikush më udhëzon kë të ftoj në emision

“S’të lë pronari të më ftosh’ Fevziu: Akuzat e Arlind Qorit s’qëndrojnë, iki nëse dikush më udhëzon kë të ftoj në emision

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar debatin e ndodhur para pak ditësh në emisionin që ai drejton ku pati një përplasje me Arlind Qorin.

Ky i fundit e akuzoi se nuk e fton në emision sepse nuk e lejon pronari, ndërsa Fveziu tha se e ka kundërshtuar për aq kohë sa diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe akuzat e tij nuk qëndrojnë.

Sipas tij, nëse mua më udhëzojnë se kë të ftoj në emision dhe kë jo më mirë zgjedh të largohem, por unë emisionin e bëj në bazë të audiencës.

Drupal Ad

Unë mund të mbroj cilindo që mendoj se duhet mbrojtur, por këtë herë kishte lidhje me studion time sepse Arlindi akuzoi se unë se ftoj në emision se nuk më lejon pronari i TV, por kjo nuk qëndron.

Ka një histori të vazhdueshme muajt e fundit në Shqipëri që gjithë të rinjtë janë arrogantë duke menduar se shtypi është në dispozicion të tyre, por asnjë nuk duhet të harrojë se asnjë politikan nuk është më i rëndësishëm se një gazetar.

Në një raport mes medias dhe politikës politikani s’ka asnjë të drejtë ti bërtasë gazetarit, nëse e marr dikë në emision apo jo, këtë e vendos unë.

Ministra për të ardhur në intervista kërkojnë stafin e tyre sjellin PR. Debati me të erdhi sepse fraza që ai tha nuk qëndronte duke akuzuar se kishte mbi një vit që nuk e kisha thirrur në emision se nuk më linin, por mua nuk më udhëzon njeri se kë të marr në studio dhe kë mos të marr.

Një njeri që thotë që ty nuk të lënë të më marrësh mua në emision do e kundërshtoj për aq kohë sa nuk qëndron.

Nëse mua ma bëjnë të pamundur punën unë zgjedh të iki. Nëse një gazetar i thonë bëj këtë apo atë në emisionin e vetë zgjedh të iki.

Unë kam pasur një parim kur po bëja debat në pjesën e reklamave kisha 100 mijë sms që thoshin Arlindi kshu e ashtu dhe unë nuk i marr të mirëqena sepse nuk merrem me akuzat e askujt që nuk i kam vërtetuar vetë.

Ne kur përcaktojmë një temë në emision kemi parasysh audiencën, prandaj jam munduar ti shmang maksimalisht politikanët nga studio.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy