Gjenerali Dedë Prenga tha në studion e lajmeve të MCN Tv se me dhënien me qira të 39 mijë m2 të bazës detare të Sarandës, shoqërisë ‘Marina Bay’ janë cenuar të gjitha ligjet dhe aktet e shtetit shqiptar duke cenuar dhe sigurinë e vendit.
Duke vijuar, Prenga tha se ministrja e Mbrojtjes dhe kryeministri Rama e dhanë me qira pronën pa dekretin e Presidentit.
Sa i përket bazës ndihmuese detare në Sarandë dhe pjesa Portit të Limionit ku iu dha me qira Marina Bay dhe nga ankimi që iu bë dhe ngritja e problemit nga Mecollari, duke e njohur në detaje këtë bazë ndihmuese të Marinës sonë u pa që kjo sasi në m2, bëhet fjalë për 39 mijë m2 që iu dha me qira 2 kompanive ishin cenuar të gjitha ligjet dhe aktet e tjera të shtetit shqiptar.
U bë padia dhe me të drejtë pati plot argumente që tregonin hapur që ministri i Mbrojtjes, kryeministri, pa dekretin e Presidentit i dhanë një pjesë të kësaj prone në përdorim me qira një kompania pa asnjë lloj akti ligjor.
Ministri i Mbrojtjes është një hallkë në zinxhirin e madh të drejtimit të shtetit që e bën kryeministri.
Vendimet ligjet dhe aktet themelore duhet t’i ndërmarrë Kuvendi.
Me dashje apo pa dashje, me fakte apo pa fakte, Parlamentit i është imponuat kryeministri me deputetët e tij. Tashmë ka një numër, pa pasur nevojë për bashkëpunime. Me një blerje fare të lehtë mund të sigurojë dhe votat për të ndryshuar dhe Kushtetutën.
Unë mendoj se çdo hap i gabuar që hidhet në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën ndikon në sigurinë kombëtare të vendit tonë.
Të gjitha kompetencat i ka kryeministri të pabazuara ligjërisht.
Ka shumë prona të tjera që janë dhënë me papërgjeshmëri në rastin më minimal dhe në rastin më të keq me dëshirën vullnetin për të ndikuar në sigurinë kombëtare.
39 mijë m2 në kuadrin e pjesës tjetër të bazës ndihmuese detare të Sarandës janë brenda planit të përhapjes së Forcave të Armatosura. Ky territor i nevojitet për nevojat e veta për të përmbushur misionin e vet. Në kuadër të NATO kemi detyrime ndaj saj, duhet të lëmë hapësirat sese nesër mund të kërkojë NATO, siç kemi bazën taktike të Kuçovës.
Sipas Prengës, fati i kësaj prone ka shpëtuar.
Ajo bazë i ka kaluar të gjitha hallkat e gjykimit dhe është në sekuestro preventive e miratuar dhe vendimi është lënë në fuqi dhe nga GJK. Fati i saj ka shpëtuar dhe nuk është në momentin final për t’u grabitur. Patjetër që ka interes nga aleatët strategjikë. Ata i shohin dhe kanë interesin e tyre dhe mendojnë në plane afatgjata. Të parët që kemi interes jemi ne dhe ne do ua ofrojmë atyre si projekte të mundshme.



