
Një kamion me një sasi të konsiderueshme kanabisi është bllokuar në doganën e Bllatës.
Sipas të dhënave të para, rreth 370 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është gjetur në një kamion që mbante logon e një mobilierie.
"Kontrolli ka vijuar nga grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjet e fshehur një sasi prej 370 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", njofton policia.
Kamioni me targa AA 450 YE drejtohej nga Florian Alimani, 26 vjeç, banues në Gjoricë e Poshtme, Bashkia Bulqizë.
Mjeti kamionçinë tip "Benz" ishtë nisur drejt Maqedonisë së Veriut.
Lënda është gjetur e fshehur në një pjesë të veçantë të dyshemesë së kamionit, e krijuar posaçërisht për të fshehur drogën.



