Paralajmërimet e Moskës, Finlanda pritet të vendosë për anëtarësimin në NATO

Paralajmërimet e Moskës, Finlanda pritet të vendosë për anëtarësimin në NATO

Finlanda do të marrë një vendim në javët e ardhshme nëse do të aplikojë për t'u bashkuar me aleancën e NATO-s, tha kryeministrja e vendit, Sanna Martin.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e saj suedez, Martin u tha gazetarëve:

“Ka këndvështrime të ndryshme për të aplikuar për anëtarësimin në NATO apo jo dhe këto duhet t'i analizojmë me shumë kujdes. Por unë mendoj se procesi ynë do të jetë mjaft i shpejtë, do të ndodhë brenda javësh”.

Të hënën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëroi Finlandën dhe Suedinë duke u shprehur kundër bashkimit të tyre me NATO-n, me pretendimit se zgjerimi i mëtejshëm i aleancës "nuk do të sillte stabilitet në kontinentin evropian".

Finlanda, një vend anëtar i BE-së, ndan një kufi prej 1,300 km (810 milje) me Rusinë. Moska ka paralajmëruar masa nëse Finlanda dhe Suedia aplikojnë për t’u bashkuar me aleancën euro-atlantike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy