Elvina Gurra, pianiste dhe pedagoge tha në studion e MCN Informacion se muzikës klasike nuk i bëhet reklamë dhe për pasojë nuk tërheq.
Po ashtu Gurra tha se pagesat dhe kushtet për artistët janë shumë të ulëta në krahasim me vendet e tjera.
Reklamën e kemi të paktë, nuk bëjmë reklamë. Nuk tërheqim. Bëhen vetëm dy shfaqje dhe mbaron, përgatitja jonë nuk është vetëm për dy shfaqje.
Mund ta përballojmë dhe një javë një shfaqje, siç ndodh në vendet e thera.
Nuk na janë shtruar mundësitë 100%. Për të mos folur për pagesat dhe kushtet. Jemi shumë më mbrapa se vendet e tjera.
Ka shumë kompetentë që bashkohen dhe nuk na jepet ne kjo mundësi.



