Incidentet në Veri të Kosovës/ Lëndohen 5 policë dhe dëmtohen 4 automjete

Incidentet në Veri të Kosovës/ Lëndohen 5 policë dhe dëmtohen 4 automjete

Pesë policë kanë mbetur të lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar, nga incidentet e së premtes në Veri. Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet:

Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në njoftim. Efektivët në Kosovë u përpoqën të ruajnë qetësinë para ndërtesës së Komunës së Zveçanit ku grumbulluan qytetarë serbë.

Këta të fundit hodhën gaz lotsjellës në drejtim të “bluve” si dhe u dëgjuan krisma armësh. Kujtojmë që sot kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin-Potokut hynë në ndërtesat e komunave.  Policia është future në ndërtesën e komunës, ndërsa serbët janë dëgjuar duke thirrur “ubij” që do të thotë “vrite”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy