“Kokaina”, Kolumbia: Operacioni në bashkëpunim me ne (VIDEO)

“Kokaina”, Kolumbia: Operacioni në bashkëpunim me ne (VIDEO)

Që prej momentit të operacionit, policia shqiptare, por edhe vetë kryeministri Edi rama kanë deklaruar se ekuestrimi I 613 kilogramëve kokainë ishte një operacion tërësisht i brendshëm, nga vetë strukturat shqiptare ligjzbatuese. Duke qenë se ngarkesa ishte nisur nga Kolumbia, nuk do të vononte edhe njoftimi në autoritetet vendase për sekuestrimin e një sasie rekord në portet europiane, sic shkruhet në njoftimit e Armatës Kombëtare të Kolumbisë.

Kjo e fundit deklaron se operacioni është bërë në bashkëpunim, duke përgënjeshtruar palën shqiptare. Në një operacion të koordinuar me Armatën Kombëtare të Kolumbisë, me agjencitë ndërkombëtare dhe policinë shqiptare u sekuestruan 613 kilogram kokainë në portin e Durrësit. Droga ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të një konteniteri të ngarkuar me banana, që kishte dalë nga Kolumbia në fund të janarit-thuhet në njoftimin zyrtar të Armatës Kolumbiane, e cila bën të ditur se kontenieri ishte nisur për tu ndalur në disa porte në Europë, përpara se të ndalonte në portin shqiptar.

Por jo vetëm kaq, mediat kolumbiane bëjnë të ditur se droga i përkiste një organizate të rrezikshme narkotrafikantësh, të njohur me emrin Clan De golfo. Ato shkruajnë se organizata e rrezikshme kishte kontakte dhe kryente trafikun e drogës përmes disa porteve në Europë. Sipas mediave lokale, Informacioni i dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse në operacion I dhanë mundësinë policisë shqiptare të planifikonte aksionin për ndalimin e drogës në kontejnerin që zotërohej nga një kompani shqiptare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy