Zbardhen detaje mbi vrasjen e babait nga fëmijët/ Garo: Qitja u krye nga djali i madh, ja roli i familjarëve në krim

Zbardhen detaje mbi vrasjen e babait nga fëmijët/ Garo: Qitja u krye nga djali i madh, ja roli i familjarëve në krim

50-vjeçari Pëllumb Meta nuk u vra nga vajza 19-vjeçare Hygerta Meta, por nga djali i tij i madh 24-vjeçari Hasan Meta. 

Në këto përfundime ka dalë Policia e Durrësit, që përmes drejtorit Skënder Hitaj, ka zbardhur detaje të reja që japin një dinamike të re mbi ngjarjen.

Qitja është kryer nga Hasan Meta, ndërsa dyshohet se se vëllai i vogël Amarildo Meta ka ndihmuar në fshehjen e trupit.

Krimi është kryer në një nga dhomat e shtëpisë, ku kanë qenë të pranishëm djali i madh dhe 19-vjeçarja. 

Pëllumb Meta u vra dhe u varros në oborrin e banësës. Kujtojmë që fillimisht përgjegjësinë mbi krimin e mori vajza 19-vjeçare Hygerta Meta. 

Korrespondentja Ervina Garo në një raportim për edicionin e lajmeve në Mcn tv bën me dije:

Duket se është përmbysur gjithçka është thënë deri më tani, dhe autori i vrasjes nuk rezulton më 19-vjecarja, pavarësisht se është bashkëpunëtore në krim, por vëllai i saj i madh Hysen Meta. Ndërkohë në pranga është edhe 19-vjeçarja, por edhe vëllai tjetër, Amarildo Meta, që ka ndihmuar në fshehjen e kufomës. Do të hetohet në gjendje të lirë nëna, Blerina Meta, që s’ka qenë e pranishme në ngjarje, por ka ditur atë që ka ndodhur, dhe ka ndihmuar në fshehjen e ngjarjes. Të gjithë të akuzuarit kanë pranuar autorësinë, por kanë ndenjur të gjithë në të njëjtën linjë, babai ka qenë i dhunshëm dhe kanë pasur konflikte familjare të herëpashershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy