Blliku: Grupmosha 18-55 vjeç më e prekur nga probleme depresive, pacientët kanë mungesë informacioni

Blliku: Grupmosha 18-55 vjeç më e prekur nga probleme depresive, pacientët kanë mungesë informacioni

Farmacistja Kleida Blliku e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka folur lidhur me problemet e shëndetit mendor dhe faktin që shumica e pacientëve pa u njohur me diagnozën e tyre i drejtohen farmacive për medikante pa një rekomandim mjeku. Ajo tha se grupmosha më e prekur nga këto probleme janë ata të moshës 18-55 vjeç dhe se sipas saj kjo ndodh dhe për faktin se pacientët kanë mungesë informacioni dhe nuk dinë ku të drejtohen.

Është e vërtetë që vitet e fundit ka shtim të problemeve me shëndetin mendor, është grupi i parë që shkon te mjeku dhe ndiqet dhe grupi i dytë që është pjesa më e madhe që s’kanë bërë asnjëherë një konsultë, por të ndikuar nga persona të tjerë që marrin një x medikament. Nuk mund ta marrin në farmaci sepse nuk jepen pa recetë pavarësisht këmbënguljes së tyre madje ndonjëherë përballemi dhe me kërcënime.

Ata vijnë dhe shprehen se kanë këtë problem por nuk janë aspak të informuar dhe nuk e dinë as efektet anësore që ai mund ti shkaktojë. Kam identifikuar shumë raste madje ata tregohen dhe të pabindur. Grupmosha më e prekur është nga 18-55 vjeç, shfaqin probleme me gjumin, ka pacientë që nuk flenë për muaj të tërë dhe e quajnë diçka normale.

Informacioni ehte shumë i ulët dhe shkojnë te mjeku specialist i gabuar. Domethënë dhe pacienti lodhet dhe nuk di ku të shkojë, është informacioni i ulët që këta pacientë kanë dhe nuk e dinë se një patrajtim i krijon një problem të pa menaxhueshëm. Farmacistët bëjnë një punë mjaft të mirë sa i përket pjesës së ndërgjegjësimit. Shqiptarët e kanë shumë të nevojshme të flasin, jemi ndonjëherë dhe psikologë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy