Plehrat në det/ Sauku: Emergjencë kombëtare dhe kërcënim rajonal. Institucionet të koordinohen urgjentisht për menaxhimin e mbetjeve (VIDEO)

Plehrat në det/ Sauku: Emergjencë kombëtare dhe kërcënim rajonal. Institucionet të koordinohen urgjentisht për menaxhimin e mbetjeve (VIDEO)

Velipoja prej disa ditësh është përballur me një alarm serioz mjedisor.
Bregdeti është mbushur me mbetje plastike të rikthyera nga deti gjatë ditëve me reshje dhe mot të keq. 

Eksperti i mjedisit Arion Sauku, në një intervistë për “MCN Live”, e cilëson këtë situatë si një emergjencë kombëtare dhe një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë bregdetin rajonal.

Do të thoja se kemi arritur në një pikë që mund ta konsiderojmë emergjencë kombëtare, sepse të gjithë lumenjtë e Shqipërisë janë kthyer në vende-depozitim mbetjesh. 

Legjislacioni mjedisor është i kushtueshëm për t’u zbatuar dhe institucionet qeveritare e ndjejnë këtë si sfidë. Mbetjet, janë kthyer në kërcënim real për Detin Adriatik dhe më gjerë.

Pamjet që shohim janë pasojë e reshjeve dhe e prurjeve të lumenjve. Edhe lumi Ishëm, një nga lumenjtë më të ndotur në Shqipëri, sjell sasi të mëdha mbetjesh në det.

Rreth 60% e mbetjeve të identifikuara në monitorimet tona janë plastike, kryesisht plastika njëpërdorimshme, shumë të lehta dhe të transportueshme nga ujërat.

Sauku kërkon një koordinim urgjent mes institucioneve qëndrore dhe atyre lokale për menaxhimin e mbetjeve.

Bashkitë kanë përgjegjësi direkte për menaxhimin e mbetjeve. 

Duhet bashkëpunim real që situata të tilla të mos përsëriten më në bregdetin shqiptar. 

Ka pasur ankesa të vazhdueshme edhe nga Mali i Zi dhe Kroacia, duke na thënë se mbeturinat që derdhen në bregdetin tonë i gjejnë në bregdetin e tyre. 

Pra, është një kërcënim mjedisor, turistik dhe njerëzor për të gjithë rajonin.

Menaxhimi i mbetjeve duhet të shtrihet deri në zonat më të larta të vendit, duke pastruar pikëgrumbullimet ilegale dhe duke ndërprerë përfundimisht derdhjen e mbetjeve në lumenj dhe në territor të hapur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy