VIP-at dhe Covid-19, nga Sharon Stone tek Bandera e Gibson

VIP-at dhe Covid-19, nga Sharon Stone tek Bandera e Gibson

Pandemia e Covid-19 nuk bën dallime. Koronavirus nuk ka kursyer të pasurit, të famshmit, as të fuqishmit (nga Boris Johnson tek Jair Bolsonaro) dhe madje as mbretërorët (nga Princi Carlo te Alberto di Monaco).

Pandemia ka bërë që shumë prej yjeve të botës së kulturës dhe argëtimit të ndjehen të sëmurë, të shqetësohen dhe të qajnë.

Gjithashtu ka prekur disa emra të mëdhenj të letërsisë, të arkitekturës, të modës, të muzikësvetëm për të përmendur disa. Dhe në këtë situatë të pasigurisë dhe dhimbjes, shumë i kanë treguar botës një anë "njerëzore", një forcë ose dobësi të papritur. Dhe shumë kanë bërë edhe dhurime të mëdha për spitalet dhe për kërkime shkencore.

Disa ditë më parë një postim i Sharon Stone flet për mënyrën sesi motra e saj, tashmë e sëmurë, po lufton kundër Covid-19: "thjesht faji i njërit prej jush, i atyre që nuk e veshin maskën" shkroi aktorja.

Nga ana tjetër, Miguel Bose është i një mendimi krejt tjetër, i cili, megjithë sëmundja vrau nënën e tij, mbështeti lëvizjen spanjolle të rezistencës kundër maskave dhe kufizimeve të tjera.

Gjithashtu në këtë verë të çuditshme të pandemisë, ndërhyrja e Andrea Bocelli, i infektuar me Covid javë më parë, në një konferencë të mohuesve në Senat ngjalli polemikë të madhe. Këngëtari, i cili tha se ishte "poshtëruar dhe ofenduar" nga kufizimet e lirisë së tij gjatë bllokimit, më vonë kërkoi falje duke thënë publikisht se "ai nuk donte të ofendonte ata që preken nga Covid".

Madonna u censurua nga Instagrami, pasi ka shpërndarë një video me teori konspirative mbi vaksinën e koronavirusit.

Lista e atyre që kanë njoftuar se janë sëmurur është shumë e gjatë nga Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, të cilët ishin ndër të parët persona të njohur që u infektuan, tek Antonia Banderas dhe Mel Gibson.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy