Mogherini: Çelja e negociatave në qershor, e arritshme. Por mos e merrni lehtë

Mogherini: Çelja e negociatave në qershor, e arritshme. Por mos e merrni lehtë

Shefja e politikës së jashtme në BE e sheh si të mundur hapjen e negociatave në qershor, megjithatë shton se kjo nuk duhet marrë lehtë. "Ne duhet të jemi mbështetës ndaj Shqipërisë për të objektivin e saj drejtë BE-së. Është përgjegjësia jonë që ne të njohim punën tuaj dhe të japim vlerësime pozitive. Besoj se çelja e negociatave në qershor është i arritshëm, por nuk duhet ta marrim lehtë. Ti përdorim javët në vijim për të punuar që shtete anëtare të BE-së të njohin punën e tyre. Vazhdoni jepni kontributin tuaj duke komunikuar me miqtë tuaj europianë që të kenë më shumë besim te Shqipëria dhe e ardhmja jonë europiane", tha ajo. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Mogherini renditi edhe arritjet e Shqipërisë.   "Keni treguar rezultate konkrete për reformat. Ju përgëzoj për punën që keni bërë. Besoj që ju po kaloni një proces transformimi të Reformës në Drejtësi.  1. Është arritur me reformën, ju keni arritur të keni një reformë që do ishte shembull edhe për disa nga shtetet anëtare të BE. Vettingu ka sjellë rezultate të prekshme. Ne e shohim sa krenarë janë shqiptarët për vettingun. 80% e qytetarëve shqiptarë e mbështesin.  2- Ulja drastike e kultivimit të kanabisit. Po sjell rezultate mbreslënëse.  3- Janë ndërmarrë shumë operacione për shpërbërjen e grupeve kriminale. 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy