Bujar Nishani për mjekim në Gjermani, Skëndaj: Ishte kërkesë e të birit

Bujar Nishani për mjekim në Gjermani, Skëndaj: Ishte kërkesë e të birit

Ish-Presidenti Bujar Nishani është nisur sot rreth orës 09:30 për mjekim më të specializuar në Gjermani. Gazetari Erjon Skëndaj bën me dije në MCN Live se ish-kreu i shtetit nuk paraqet rëndim të gjendjes shëndetësore. Nishani është nisur drejt Gjermanisë pas kërkesës së djalit të tij student për ta pasur pranë.

Sot rreth orës 09:30 është nisur drejt Gjermanisë për mjekim të specializuar. Shkaku nuk ka qenë rëndimi i gjendjes shëndetësore, por kërkesë e familjarëve, djalit të tij student në Gjermani për ta pasur pranë. Presidenti ka qëndruar 48 orë te Sanatoriumi si i sëmurë post-Covid. Fillimisht qëndroi në katin e katërt, pastaj u transferua në katin e dytë. Kishte prekje në dy pulmonet e tij, dhe u trajtua me një sasi 6-7 litra oksigjen. Është një sasi mesatare e detyrueshme për një pacient. Mbetet e paqartë se si Presidenti ashtu si mijëra shqiptarë, që është trajtuar në shtëpi, dhe vetëm kur gjendja e tij është rënduar ka kërkuar asistencën e mjekëve në Spitalin Covid. Duket se edhe Presidenti ka bërë të njëjtin gabim që është kuruar në shtëpi, duke mos shkuar në spital. Nishani është pjesë e kategorisë së riskut që kanë sëmundje bashkëshoqëruese”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy