
Gazetari Ervin Gjonaj në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me marrëveshjen e emigrantëve me Britaninë e Madhe për të cilin u shpreh se është ligj me masa shumë drastike kundrejt emigrantëve.
Ndërsa lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në Britani, ai tha se takimi me Sunak mund të jetë dhe për arritjen e një marrëveshje për marrjen e vizave të punës.
Kërkesat e emigrantëve për azil nuk do të marren fare në shqyrtim por do të dërgohen direkt në Ruanda. Procesi i dërgimit të emigrantëve do të fillojë ndërsa ajo që na prek ne është se kërkesat që janë në proces azili do kalojnë për shqyrtim. Vizita e kryeministrit Rama në Britaninë e Madhe konsiderohet si një qasje për të fituar kohë sepse Britania përballet me zgjedhjet bashkiake në maj dhe plani i Sunak është me pesë pika, 4 për ekonominë dhe e pesta është ajo e migracionit dhe ka gjatë gjithë këtij muaj që ka kryer vizata në Francë për të mbajtur bregun e detit në kontroll, vizitë në Ruandë dhe ka ftuar dhe kryeministrin shqiptar që Sunak të arrijë një marrëveshje me Shqipërinë e cila akoma nuk është bërë e qartë por shpresohet dhe kërkohet nga vetë britanikët që marrëveshja të ketë brenda vizat e punës. Përshembull nëse kërkohet një numër i caktuar punëtorësh të merren këto viza ashtu siç ka bërë dhe Gjermania me Shqipërinë. Mendohet se kjo është në tavolinë si marrëveshje dhe është kërkuar një dhënie vizash pune për qëndrimin e tyre, por se sa do të diskutohet dhe do ketë një arritje të kësaj marrëveshje për tu bërë me ligj kjo mbetet të shihet në vijim.
Në vijim ai theksoi se për të qenë të sinqertë, shqiptarët nuk plotësojnë kriteret për azil në Britani dhe se më mirë do të ishte pajisja me viza punë e cila do ti hapte mundësitë emigrantëve për punësim dhe arsim.
Janë 12 mijë të regjistruar që do fillojnë procesin e azilit politik. Për të qenë të sinqertë, shqiptarët nuk plotësojnë kriteret e plotësimit për azil politik. Një shqiptar mund të pajiset me dokumente në Britani siç është ligji i abuzimeve të ndryshme, por pjesa e azilit politik siç është në konventën e refugjatëve shqiptarët nuk e plotësojnë këtë kriter sepse Shqipëria nuk është në një konflikt ushtarak. Por nga ana tjetër dhënia e vizave 2-3 vjeçare e bën qëndrimin e tyre dinjitoz, ndërsa procesi i azilit e bën qëndrimin e tij si një burg brenda një perimetri. Pajisja me viza e shqiptarëve të hap rrugën për punë, arsimim, të jep të gjitha mundësitë që të integrohesh dhe të ndërtosh një jetë më të mirë dhe të shpejtë se sa të qëndrosh në një regjim azilkërkues.



