Llozi: Interes për muzikën klasike ka, por oferta është e paktë. Mungojnë 16 mijë punonjës në sektorin e kulturës (VIDEO)

Llozi: Interes për muzikën klasike ka, por oferta është e paktë. Mungojnë 16 mijë punonjës në sektorin e kulturës (VIDEO)

Arben Llozi, dekan i Fakultetit të Muzikës tha në studion e ”MCN Informacion” se interesi i njerëzve për muzikën klasike është i lartë, por oferta është e pakët.

Sipas Llozit mungojnë 16 mijë punonjës në sektorin e kulturës.

Për aq sa ofrojmë, interesi është maksimal, për numrin e shfaqjeve, trupat që kemi. Kemi një popullsi 1 milion banorë në Tiranë, 10 mijë turistë në ditë në Tiranë, atëherë është shumë pak. Oferta duhet të ishte më e madhe. Nuk ka një ofertë. Oferta është për mungesë institucionesh të domosdoshme që duhet të jenë në Tiranë dhe qytetet e mëdha. Duhet të kenë institucione të ngritura stabël me kohë të plotë. Publiku thotë s’po shkojmë se s’ka biletë.

Kërkesa dhe mundësi për publik ka, problemi është se nuk kemi ofertë.

Numri në total është i kënaqshëm, 60 vetë në një vit. Problemi është te struktura. Ka defiçit, sidomos tek instrumentet e tunxhit. Nuk plotësojmë numrin. Kemi 3 orkestra simfonike janë 3 trombe, duhet të jenë 9. Është situatë emergjente, jo për shkollën, por për vendin.

Na mungojnë rreth 16 mijë punonjës në sektorin e kulturës. Mbarojnë 160 veta në Universitetin e Artave..

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy