Trump: Biden është kërcënimi i vërtetë për demokracinë

Trump: Biden është kërcënimi i vërtetë për demokracinë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se pasardhësi i tij Joe Biden përbën një rrezik për demokracinë e vendit. 

"Por jo, unë nuk jam një kërcënim. Unë do të shpëtoj demokracinë. Kërcënimi është Joe Biden", tha Trump, duke iu kundërpërgjigjur akuzave të demokratëve. 

Komentet e tij vijnë menjëherë pasi ai u kritikua nga rivalët demokratë mbi deklaratat se synonte të bëhej për një kohë të shkurtër diktator, në mënyrë që të instalonte më shumë fortifikime kufitare dhe të prezantonte politika vendase në prodhimin e naftës.

Së fundmi Biden tha se “kërcënimi më i madh që paraqet Trump është për demokracinë”, duke iu referuar synimit të tij për të qenë sërish shefi i Shtëpisë së Bardhë. 

Në zgjedhjet e ardhshme Presidenciale që do të mbahen në SHBA në vitin 2024, mund të shohim një përballje të re mes Trump-it dhe Biden-it. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy