“Nona Tirona”, gruaja e legjendës Selman Stërmasi feston 100-vjetorin e lindjes

“Nona Tirona”, gruaja e legjendës Selman Stërmasi feston 100-vjetorin e lindjes

E njohur ndryshe si “Nona Tirona”, Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e legjendës bardheblu, Selman Stërmasit feston sot 100-vjetorin e lindjes.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook të nipit të saj, fotoreporterit Armand Babani, i cili ushtron profesionin e tij për agjenci të huaja.

“Nezihat STERMASI (Petrela) plot 100 vjeç sot, Gjyshja ime, që i uroj shëndet e mirësi, atë që e ka me shumicë!”, shkruan ai.

Nezihati, e bija e tregtarit të njohur, Rustem Petrela, lindi më 22 shtator 1920, pikërisht disa javë pas krijimit të Sport Klub Tiranës dhe disa muaj pas shpalljes së Tiranës kryeqytet i përkohshëm.

Ajo ishte vetëm 14 vjeçe kur njohu Selman Stërmasin nga hyrje-daljet familjare të dy shtëpive, të cilat kishin miqësi të vjetër bashkë.

Në vitin 1936 u shpall fejesa mes tyre, në një kohë kur ai ishte në kulmin e tij.

Kampion absolut i Shqipërisë me Tiranën në futboll, por edhe në atletikë. Pas një fejese të gjatë 3-vjeçare, ashtu siç e kërkonte tradita u martuan më 1939-n.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy