Katastrofa e Fukushimës, TEPCO duhet të dëmshpërblejë familjen për vetëvrasjen e 102-vjeçarit

Katastrofa e Fukushimës, TEPCO duhet të dëmshpërblejë familjen për vetëvrasjen e 102-vjeçarit

Një gjykatë në Japoni vendosi që kompania, e cila menaxhon stacionin nuclear të Fukushimës, t’i paguajë 143 400 dollarë familjes së një 102-vjeçari, i cili u vetëvra pasi nuk pranoi të largohej nga fshati ku jetonte. Fumio Okubo, i cili kishte qenë gjithë jetën fermer, kishte jetuar në Iitate, 40 km nga vendi ku ndodhi rrjedhja e materialit radioaktiv pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit 2011.

Një muaj pas katastrofës natyrore, pasi pa në televizor se qeveria kishte vendosur evakuimin e banorëve, Okubo u tha familjarëve: Kam jetuar mjaftueshëm. Të nesërmen, ai u gjet i vetëvarur në dhomën e tij.

Tani gjykata e Prefekturës së Fukushimës ka vendosur që TEPCO duhet t’i paguajë dëmet familjes së 102-vjeçarit, duke argumentuar se incidenti në stacionin nuklear në vitin 2011 ishte shkaktari kryesor i vdekjes së tij.

Rastin e ka çuar në gjykatë vajza e 102-vjeçarit, në korrik të vitit 2015. Ajo ngriti padi ndaj kompanisë me argumentin se evakuimi ishte diçka e papërballueshme për një 100-vjeçar. Gjykatësi që dha vendimin argumentoi se Okubo e ka vuajtur shumë frikën se mund të vdiste pa arritur të kthehej në shtëpinë e tij.

Në 7 vitet që pasuan cunamin dhe aksidentin e shkrirjes së reaktorëve në Fukushima, në atë zonë janë regjistruar shumë vetëvrasje. Deri në vitin 2017, plot 99 banorë të kësaj zone i dhanë fund jetës, një numër ky dy herë më i madh se ai i të vetëvrarëve në të gjithë prefekturën e Miagit. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy