Mjekja pediatre: Vaksinat për sëmundjet e tjera mund të presin (VIDEO)

Mjekja pediatre: Vaksinat për sëmundjet e tjera mund të presin (VIDEO)

Në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast koronavirusi te fëmijët. Megjithatë, sipas mjekes pediatre Mirela Petre Sula, fëmijët mund të jenë asimptomatikë duke qenë bartës të virusit, çka përbën rrezik për përhapjen te të moshuarit. Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, mjekja pediatre tha se në rast të simptomave te fëmijët, duhet ndjekur e njëjta procedurë si te të rriturit.

“Nuk ka akoma asnjë fëmijë të prekur. Por ata mund të jenë asimptomatikë dhe të bëhen bartës për të tjerët dhe sidomos të moshuarit. Të mos paraqiten në urgjencë, të mos dalin. Është e njëjta gjë si për të rriturit. Të mos bëhen përhapës”, tha ajo.

Sula e vuri theksin te puna që duhet bërë me fëmijët, në mënyrë që situata e izolimit të kalojë pa pasoja psikologjike.

“Prindërit duhet të informohen, por jo edhe shumë shpesh sa të panikosen. Duhen ndjekur programe të tjera, filma, lojëra dhe jo gjithmonë vetëm lajme. T’u mësojnë si mbahet një maskë, t’i udhëzojmë të vizatojnë që të kalojnë situatën e panikut. Fëmijët e moshës shkollore e meritojnë një shpjegim. Prindërit duhet të kenë kujdes në ngritjen e tonit të zërit, në mimikën e tyre, sepse transmetohet fare lehtë paniku dhe ankthi. Duhet të transmetojnë siguri te fëmijët”, tha ajo.

Ndërsa sa i përket ushqyerjes së fëmijëve, Sula tha se ajo luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar te fëmijët.

“Ushqimi duhet të letë të përfshira të gjitha perimet dhe frutat e stinës. Lajmi i mirë është që virusi nuk përhapet përmes tyre. Mund të marrin edhe vitaminë C plus”, tha ajo.

Ndërsa lidhur me pezullimin e vaksinave, Sula tha se mund të presin dhe në momentin që bëhen, është e domosdoshme që fëmija të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Vaksina është një profilaksi për viroza dhe sëmundje të tjera. Mund të presë. Është e rëndësishme që fëmijët të jenë të shëndetshëm për momentin. Duhet shmangur ibuprofeni, duhet dhënë paracetamoli. Nëse një fëmijë diganostikohet me koronavirus nuk duhet dhënë antibiotik”, tha ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy