Sherr në rrugë, vritet me thikë 35-vjeçari

Sherr në rrugë, vritet me thikë 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pas një konflikti.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën ‘Misto Mame’.

Viktima është identifikuar si Olti Hajdari, 35 vjeç.

Mësohet se pas një konflikti me një person në rrugë, 35-vjeçari është qëlluar me thikë disa herë dhe ka mbetur pa ndjenja.

Ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të krimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy